Në 21 komuna, 44 gra me kancer të gjirit

Prishtinë | 28 Tet 2016 | 16:48 | Nga

Grupi i Grave Deputete ka mbajtur sot një takim, në të cilin u shqyrtua raporti dyvjeçar i funksionimit të Mamografit mobil. Aty u theksua se në 21 komuna janë ekzaminuar rreth 5 161 gra, 44 nga to janë diagnostifikuar me kancer të gjirit.

Kryetarja e GGD-së Blerta Deliu – Kodra, theksoi se ndjehet e lumtur që sot prezantohet puna e Mamografit Mobil, një projekt i suksesshëm i grave deputete, në bashkëpunim me donatorët, i cili ka filluar në mars të vitit 2012 dhe është duke vazhduar punën në të gjitha komunat.

Ajo tha se gratë deputete e mbështesim 240 mijë ero projektin e Ma- Mo 2, Qendrën Referente për Diagnostikë të gjirit, si dhe vazhdojnë ta mbështetësin shëndetësinë me projekte të ndryshme konkrete.

Zëvendësministri i Shëndetësisë, Izet Sadiku, tha se MSH-ja është shumë e vëmendshme që aparatura të jetë sa më shumë në shërbim të qytetarëve dhe të përfshijë sa më shumë lokalitete.

Curr Gjoci, drejtor QKUK-së, ka kërkuar buxhet  për aparaturën dhe stafin. Ndërkaq, dr. Ardian Biçaku, paraqiti raportin e detajuar për periudhën 2 vjeçare të punës.

Ai tha se kjo aparaturë, deri me tash, ka qenë në 21 komuna, duke ekzaminuar rreth 5 161 gra.

“Ai ka deklaruar se deri më datën 30 shtator 2016, me kancer të gjirit janë diagnostifikuar 44 gra”, tha ai.

Sipas tij, do të insistohet që kontrollet me mamograf të kryhen në çdo lokalitet. Ai ka folur edhe për Ma-Mo2 dhe për Qendrën referente për diagnostikë të gjirit, ku funksionojnë: ultrazëri i kategorisë së lartë, mamografi i ri (me kapacitet më të madh), rezonanca e gjirit si dhe procedurat diagnostike.

Në fund u rekomandua që të hartohet programi nacional për mamografi, duke kërkuar  linjë të veçantë buxhetore për mamografi. Është kërkuar gjithashtu, të bëhet digjitalizimi i mamografive dhe shtimi i numrit të tyre.

grupi-i-grave-deputete

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme