Në 22-vjetorin e masakrës së Lybeniqit të Pejës në varrezat e të rënëve janë bërë homazhe, nga familjarë e zyrtarë të lartë.
Të mbijetuarit e kësaj masakre kanë rrëfyer për Ekonomia Online, tmerrin e përjetuar. Fahrije Alimehaj-Demaj tha se në këtë masakër ka humbur babin dhe vëllanë e vetëm.
“Data 1 prill na kujton masakrën më të tmerrshme të bërë në këtë fshat të vogël, ku kanë humbur jetën mbi 100 persona që sot janë dëshmorë”.
“Kjo ditë më kujton shumë, ka qenë një tmerr i vërtetë ku unë humba jo vetëm babin dhe vëllanë e vetëm por humbëm shume njerëz të fshatit, se dii ndjej dhimbje shumë”, theksoi mes dhimbjesh ajo.
Fatmane Krasniqi-Alimehaj, mes lotësh rrëfeu humbje e tre vëllezërve dhe shumë bashkëfshatarëve në masakrën e 1 prillit.
Ajo tha se duhet të dënohen ata që kanë kryer krime në Kosovë, raporton EO.
“Në këtë masakër kam humbur tre vëllezërit, është një dhimbje shumë e madhe që sa herë vi emocionohem”, tha ajo.
“Ajo masakër e tmerrshme nuk e di kanë kaluar 20 vite, dhe te gjithë kanë lënë gra e fëmijë, janë mire por ne dy motrat për vëllezërit se nder kam dhimbje gjithmonë”, rrëfeu ajo.
Më 1 prill 1999 në Lybeniq të Pejës, njësitë paramilitare serbe në drejtimin e grupit “Çakejt”, rrethuan dhe me pas hynë në brendësi të fshatit.
Pasi i tubuan banorët në qendër të fshatit, ata i ndanë burrat nga gratë dhe me pas i ekzekutuan në mënyrat më çnjerëzore.