Kryetari i Obiliqit, Xhafer Gashi i shoqëruar nga bashkëpunëtorë dhe familjarë dha bërë homazhe te lapidari i 10 dëshmorëve të familjes Rama, në 22-vjetorin e rënies, raporton Ekonomia Online.
Gashi me këtë rast tha se kontributi i kësaj familje në luftën për liri mbetet shembull për të gjithë.
“E di që familja e bashkëluftëtarët e familjes Rama sot e keni një ditë shumë të vështirë dhe kemi ardhur të iu ngushëllojmë sado pak, mbeteni shembull për të gjithë”.
Ndërsa deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci ka thënë se sakrifica e familjes Rama do të jenë udhërrëfyes për deputet e Kuvendit të Kosovës.
Agron Xhemajli, tha se familja Rama rezistoi heroikisht, duke moslëshuar shtëpitë as në kohët më të vështira.
“22 vjet më parë ata i kthyen shtëpitë e tyre në llogore luftë. Këtu në këtë familje as gra e vajza nuk e lëshonin fshatin, por rezistonin heroikisht”.
“Të parët e familjes Rama ishin të thjesht. Nga gjiri i kësaj familje dolën njerëz që u përfshin në luftë kombëtare”.
Esat Krasniqi, kryetar i Shoqatës së familjes së dëshmorëve në Obiliq, tha se akti heroik i rënies së kësaj familje është ngjarje e lavdishme, raporton EO.
“Me 27 mars të vitit 1999 tri ditë pasi kishin filluar bombardimet të regjimit të Beogradit forcat serbe fillojnë rrethimin e kësaj familje. Akti heroik i rënies së dëshmorëve shënoi edhe një ngjarje të lavdishme”.