Në 24 orët e fundit, 2390 raste pozitive me Covid

Prishtinë | 30 Jan 2022 | 14:41 | Nga Ekonomia Online

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 2390 raste pozitive me koronavirus nga testimi i 10.336 mostrave.

Shkalla e pozitivitetit ka arritur në 23.12 për qind.

Gjatë kësaj periudhe nuk është regjistruar asnjë rast i vdekjes. Ndërkohë janë shëruar 1291 qytetarë, duke arritur në total numrin e të shëruarve në 166.282.

Në total numri i rasteve aktive është 35.051.

Gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë 2556 doza të vaksinës anti-COVID.

Të ngjashme