Me rastin e 28 vjetorit të sulmit të parë të forcave serbe ndaj familjes Jashari, Ditës së Veteranit, Komuna e Skenderajt, bashkë më Shoqatat e dala nga lufta, OVL-UÇK-së, kanë bërë homazhe tek varrezat e Jasharajve në Prekaz, në nderim të jetës së veprës së kësaj familje dhe të rënëve tjerë për lirinë e Kosovës.
Pas homazheve kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari ka ndarë kujtimet e tij nga sulmi i pari i forcave serbe mbi familjen Jashari.
“28 vite me parë , ishte një ditë me e ftohtë se kjo, me borë, me acarë, me forca të shumta por që dashti zoti, bashkë me shumë qytetarë që kishin ardhur nga qytetet tjera të Kosovës, dita përfundoj me sukses, edhe pse pati shumë të lënduar e të arrestuar, dhe dita ditës radhët e UÇK-së shkuan duke u forcuar e mobilizuar dhe ja ku jemi sot.
Ai nga Prekazi ka apeluar që të jemi më të bashkuar dhe të punojmë për gjeneratat e reja, duke mos harruar të kaluarën tonë të lavdishme.
“Sot kemi nevojë me qenë bashkë, me ndihmu njeri- tjetrin, të punojmë për këtë vend, për gjeneratat e reja, sepse e kemi borxh, e kemi obligim dhe njëkohësisht mos të harrojmë të kaluarën, duke e kujtuar dhe duke bërë nderime sepse kush e harron të kaluarën ajo mund të përsëritet.
Hysni Gucati, kryetari i OVL-UÇK-së, duke folur për sulmin e parë ndaj familjes Jashari dhe ditën e veteranit ka thënë se kjo është një ditë e madhe sepse tregon që shkëndijat e para janë ndezur mu në këtë vend , ku jemi sot në Prekaz.
Këtë ceremoni e kanë madhështuar moto klubi “Veteranët e UÇK-së”, të ardhur nga vende të ndryshme nga Kosova dhe diaspora.