Në 30-vjetorin e rënies, përkujtohet dëshmori Selman Vojvoda

Prishtinë | 20 Shk 2020 | 13:10 | Nga Arlinda Sejdiu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Me rastin e 30-vjetorit të rënies, me një akademi përkujtimore është përkujtuar dëshmori Selman Vojvoda, raporton Ekonomia Online.

Akademia përkujtimore filloi me intonimin e himnit të Kosovës dhe atij kombëtar, më pas u mbajt një 1 heshtje në nderim të heroit Vojvoda.

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi,tha se sot me nderime të larta shtetërore po kujtojnë rënien heroike të studentit dhe heroit Selman Vojvoda.

Sipas tij, Selman Vojvoda dha shembulli. më të mirë se si një i ri la amifitatrin e librin dhe doli në demonstrata për një Kosovë të lire dhe të pavarur.

“Në mesin e atyre që tregun vendosmëri e zgjuari e vizion ishte edhe Selman Vojvoda me kontributin e tij dhe shembullin më të mirë se si një i ri pavarësisht se ishte në amfiteatrot e bibliotekës ai sikur gjithë rinia la për një moment edhe amfiteatrin edhe librin dhe doli në ballë të demonstratave për Kosovën e lirë dhe të pavarur”, tha Thaçi.

Ai tha se këtë patriotizëm e kishte trashëguar nga familja e tij. Ndwrsa shtoi se  rënie e tij është simbolikë e veçantë për Drenicën e Mitrovicën.

“Ra heroikisht në istikamet e rezistencës paqësore kundër policisë dhe ushtrisë serbe. Rënia e tij ka simbolikë të veçantë per Drenicën, Mitrovicën dhe gjithë Kosovën. Rënia e Selmanit ishte mesazhin se Serbia nuk do ndalet do vazhdon te vret të rinj e te reja”, tha ai.

Edhe kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari tha se sot kujtojmë kontributin e heroit Vojvoda për liri e pavarësi.

“Me moton demokraci kundër dhunës nderojmë kontributin e tij për liri e pavarësi. Organizimi i protestave ishte fillimi i rrugës sonë për çlirim. Dëshmori Selman Vovvoda ishte mik, ishte guximtar, liridashës i vendosur dhe e dinte që pa sakrificë dhe pa derdhur gjak s’ka liri”, tha ai.

Në emër të veteraneve një fjalë rasti mbajti edhe Hysni Gucati

“Jemi mbledh ta kujtojmë dëshmorin e kombit që 30 vite me parë u qëllua në mënyrë barbare, dha jetën për të mos vdekur kurrë. Falë gjakut dhe sakrifices të tyre kemi arritur të kemi shtetin tonë , tha ai.

Kjo akademi u organizuar nën patronatin e presidentit Thaçi.

Të ngjashme