Liverpooli po kalon momentet më të mira në shekullin 21.
Skuadra që po drejtohet nga Jurgen Klopp, fitojë Ligën e Kampionëve, Superkupën e Evropës dhe Kupën e Botës për klube gjatë vitit 2019.
Fal paraqitjeve të mira, është në rrugë të mbarë që të fitojë edhe titullin e Premier Leagues, pas 30 vjetëve.
Pikë e fortë e Liverpoolit është edhe stadiumi “Anfield” ku në 50 ndeshje në ligë nuk dinë për humbje, duke arritur 30 fitore dhe 10 barazime, transmeton KTV.
Humbja e fundit nw “Anfield” ka ndodhur me 23 prill 2017 nga Crystal Palace 2:1. Ndwrkaq nw garat evropiane nga Real Madridi me 10 tetor 2014.
Vetëm Chelsea ka bilanc më të mirë në shtëpi, ku nuk kishte pësuar në 86 ndeshje, mes viteve 2004-2008.
Gjatë vitit 2019, Liverpooli ka mbledhur 98 pikë në 37 ndeshje, duke pasur mesataren prej 2.65 pikëve për ndeshje.
Edhe në këtë pikë, Chelsea e mban rekordin e vitit 2005, ku kishte mesatare prej 2.66 pikë për ndeshje.