Në 557-vjetorin e Besëlidhjes së Lezhës, lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, me disa politikanë të tjerë nga “trojet shqiptare” kanë ecur nëpër qytetin e Lezhës. Ata kanë kryer homazhe dhe kanë vendosur kurora në Obeliskun e Besëlidhjes në qytetin e Lezhës.
Të pranishëm në marshim ishin politikani nga Maqedonia, Zijadin Sela, dhe përfaqësues të shqiptarëve nga Mali i Zi dhe Lugina e Preshevës. Ndërsa nuk u pa ndonjë përfaqësues eminent nga shteti shqiptar.
Besëlidhja e Lezhës e 2 marsit 1444 vlerësohet si një prej datave më thelbësore të historisë së popullit shqiptar, që konsiderohet edhe pikënisja e idesë për një shtet të bashkuar shqiptar.