Në Kolegjin AAB nisi punimet Konferenca shkencore ndërkombëtare “Qëndrueshmëria ekonomike e vendeve të Ballkanit dhe sfidat integruese”, e organizuar nga Fakultetit Ekonomik i Kolegjit AAB,në bashkëpunim me Universitetin “Aleksandër Moisiu”, Durrës (UAMD), Odën Ekonomike të Kosovës dhe Institutin për Kërkime Shkencore dhe Zhvillim-Ulqin.
Kjo konferencë , ku po marrin pjesë mbi 70 studiues, profesorë, ekspertë nga vendi dhe rajoni, ka pë rqëllim të shërbejë si një vendtakim për debat ndërmjet studiuesve nga fusha ekonomike, në mënyrë që të prezantohen studime dhe hulumtime; të shkëmbejnë përvojat e tyre akademike dhe hulumtuese, si dhe të krijojnë mundësi bashkëpunimi për projekte të reja shkencore në të ardhmen.
Shtyllat kryesore në të cilën konferenca do të përqendrohet janë: financa,banka, menaxhmenti, marketingu, menaxhimi i sektorëve të arsimit, kulturës, sportit,shëndetësisë etj.
Në hapjen e kësaj konference prorektori për Çështje Mësimore, prof. dr. ShemsedinVehapi,tha se tema e konferencës është në përputhshmëri të plotë me konceptet zhvillimore akademike që promovon Kolegji AAB, jo vetëm në programin e ekonomisë por në të gjitha programet studimore të cilat ofrohen në institucionin tonë.
“AAB është shembulli më i mirë i riorganizmit të mësimdhënies, ku sigurohet lidhja në mes fitimit të njohurive, zhvillimit të shkathtësive për punë dhe bartjes së tyre në nevojat e përditshme të praktikës profesionale , koncept ky i cili promovohet nga qasjet moderne të mësimdhënies”, tha prof. Vehapi, duke shtuar se AAB-ja në praktikat e përditshme të mësimdhënies mbështet zhvillimin e mësimdhënies të bazuar në hulumtim, duke siguruar që profesorët dhe studentët së bashku të përfshihen në hulumtime shkencore të cilat paraqesin vlera të veçanta, jo vetëm në komunitetin akademik, por për tërë shoqërinë tonë.
Ndërsa, profesori nga Universiteti “Aleksandër Moisiu”, ErvinMyftaraj, në fjalën e tij tha se dëshiron të kthehet në një traditë e cila do t’i shërbente si hapi i parë në konkretizimin e bashkëpunimit midis dy institucioneve tona arsimore. Në këtë mënyrë ne i shërbejmë rritjes së cilësisë së mësimdhënies dhe avancimit në fushat kërkimore shkencore , ku objektivat tona janë të qarta, forcimi i universiteteve për kombin shqiptar, duke u bërë me konkurrues për rajonin dhe më gjerë. Në kuadër të gjithçkaje që unë thashë vjen edhe organizimi kaq i suksesshëm i kësaj konference.
Ndërsa, zëvendësministri i MEF-së , Agim Krasniqi, në përgjithësi foli për zhvillimet ekonomike në Kosovë. Kurse udhëheqja e ekipit për projektin “Mbështetja për Integrimin e Kosovës në BE”, në kuadër të GIZ-it,Mareike Meyn,foli rreth ndërtimit të kapaciteteve të integrimit në Bashkimin Evropian.MrikaMacula, drejtoreshë ekzekutive e Asociacionit të Agjencive për Zhvillim Rajonal (ARDA), me theks të veçantë foli për ndikimin e rrjetit ARDA në zhvillimin lokal dhe rajonal. Po ashtu, punimet e konferencës i përshëndeti edhe Naim Ismajli, kryetar i Asociacionit të Komunave të Kosovë, i cili foli për komunat dhe rolin e tyre në zhvillimin ekonomik. Punimet e konferencës i përshëndeti edhe dekani i Fakultetit Ekonomik të Kolegjit AAB, Shaip Bytyci.
Punimet e konferencës po zhvillohen në katër sesione të ndara si: Menaxhimi i marketingut dhe politikat zbatuese në treg, Investimet dhe sfidat e zhvillimit ekonomik, Sfidat e NVM-ve në zhvillimin ekonomik, Turizmi, Proceset demografike dhe ekonomitë bujqësore në krijimin e BPV-ve.
Punimet e kësaj konference do të vazhdojnë gjatë ditës së sotme, në Kolegjin AAB, Prishtinë.