Bashkatdhetarë të shumtë të cilët kanë qëndruar në Kosovë për pushime tashmë janë duke u kthyer në masë të madhe në shtetet e huaja ku punojnë dhe jetojnë.
Megjithatë duket se ANP “Adem Jashari” nuk është duke i menaxhuar si duhet radhët e gjata të njerëzve që presin për të fluturuar nga Kosova.
Në adresë të Gazetës Express kanë ardhur disa fotografi në të cilat shihet se si nuk respektohen fare rekomandimet e shtetit dhe IKSHP-së për ruajtje të distancës.
Gjithashtu Express ka provuar edhe numrat që gjenden në faqen zyrtare të aeroportit, por askush s’është përgjigjur.
Ndryshe Kosova është një prej shteteve që ka dërguar më së shumti të infektuar me COVID-19 në Gjermani.