Në Aeroportin Ndërombëtar të Prishtinës (ANP) “Adem Jashari” sot kanë qenë të planifikuara 46 fluturime gjithsej në shkuarje dhe në ardhje.
Zyrtari për informim i Aeroportit, Unidon Krasniqi, njofton se për shkak të kushteve atmosferike janë realizuar 7 fluturime, 5 shkuarje e 2 arritje, ndërsa presin që të realizohen dhe 8 fluturime që ende janë në plan të operohen në orët e vona të mbrëmjes.
“Disa fluturime për shkak të kushteve të renduara atmosferike janë anuluar, ndërsa një pjesë e tyre janë transferuar dhe pritet të realizohen nesër”, ka thënë Krasniqi, raporton Ekonomia Online.
“Lusim udhëtarët që për fluturimet e parealizuara të kontaktojnë kompanitë ajrore përkatëse për të aranzhuar itinerarin e ri të fluturimeve dhe informacione shtesë”, ka shtuar Krasniqi.