Në AKI s’duan rritje të pagave, kërkojnë mos të deshifrohen pozitat

Prishtinë | 10 Tet 2018 | 12:11 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë ka mbajtur mbledhjen e radhës në të cilën ka shqyrtuar kërkesën e AKI-së për Projektligjin për Pagat  në Sektorin Publik.

Nënkryetarja e komisionit, Ganimete Musliu, pas mbledhjes që u zhvillua me dyer të mbyllura, tha se nga AKI-ka është kërkuar që në shqyrtimin e Projektligjit për paga të kihet kujdes në trajtimin e tyre, raporton Ekonomia Online.

Sipas Musliut, ata nuk kanë kërkuar rritje të pagave por vetëm kujdes në mos-deshifrimin e tyre apo edhe të punës që bëjnë.

“Kërkohet nga agjencia që të kihet kujdes edhe në trajtimin e agjencisë në këtë rast të pozitave menaxheriale dhe të pozitave të tjera të AKI-së në Projektligjin për Pagat. Në të gjitha vendet pagat e  punonjësve të agjencive të tilla trajtohen me ligje të veçanta, nuk është mirë që të deshifrohen pozitat e tyre dhe punët që ata bëjnë”.

“Kështu që çdo rrezik që parasheh në dëshirimin e pozitave menaxheriale nuk guxojnë të bien ndesh me ligjet të cilat megjithatë e rregullojnë atë çështje. Sot vetëm kemi kërkuar që të respektohen ligjet që janë në fuqi , të mos kem konflikt të ligjeve në deshifrimin e pozitave të agjencisë”.

“Të ketë kujdes në ruajtjen e pozicioneve ose thjeshtë në mos deshifrimin e pozitave brenda për brenda AKI-së. Nuk ka kërkesë recidive për ngritje të pagave por thjeshtë trajtim dinjitoz”.

“Punonjësit e AKI-së duhet ta kenë konfidencialitetin, vetë ligji i AKI-së e përcakton saktë se si duhet të trajtohen këto çështje. Prandaj në bazë të ligjit ne e kemi trajtuar dhe e kemi bërë një propozim që do të ia dërgojmë komisionit i cili është duke  e trajtuar Ligjin për Pagat”.

Musliu ka folur edhe për gjendjen e sigurisë në Kosovë. Ajo tha që gjendja është e qetë dhe stabile si dhe e konsideroi një hap të mirë moslejimin e lëvizjes së automjeteve pa targa në veri të Mitrovicës, raporton EO.

“Gjendja e sigurisë në Kosovë është e qetë. Si komision parlamentar jemi te informuar se nuk ka asnjë rrezikshmëri të lartë. Mos të lejojnë pa targa në atë anë, ky problem na shqetëson.  Pa targa mendoj se është një cenues i lirisë brenda, do kohë por do të bëhet mirë”.

Të ngjashme