Në Ambasadën e Shqipërisë kremtohet Dita e Flamurit

Prishtinë | 28 Nën 2018 | 19:21 | Nga Ekonomia Online

Ambasada e Shqipërisë në Kosovë, sonte ka organizuar pritje për nder të 106 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë.

Me këtë rast, ambasadori i Shqipërisë, Qemal Minxhozi ka uruar të gjithë shqiptarët për festën e flamurit, transmeton Koha.net,

“Është tepër e vështirë për të bërë një festë në Kosovë që quhet festë e flamurit, pasi e gjithë Kosova do të duhej të ishte këtu. Festa e Skënderbeut që për herë të parë solli flamurin, vazhdojmë me flamurin e Ismajl Qemajlit dhe vazhdojmë me të paharruarin Adem Jashari”, tha ai.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë se 28 Nëntori është një ditë e shenjtë për të gjithë shqiptarët.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është shprehur se më 17 shkurt 2018 me vullnetin tonë, jemi deklaruar popull i lirë dhe kushdo që nuk pajtohet me këtë, është faji i tij.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme