Në Austri janë regjistruar 664 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit, është numri më i lartë i rasteve brenda një 24-orëshi në Austri që nga fundi i marsit, njofton Ministria e Brendshme e Austrisë, raporton agjencia Reuters.
Nga rastet e reja 387 janë nga kryeqendra Vjena.
Numri i të infektuarve është rritur në Austri që nga fundi i qershorit, ndërsa Qeveria e Austrisë për këtë kryesisht ka fajësuar qytetarët që po kthehen nga turizmi nga vendet e rrezikshmëri të lartë si Spanja e Kroacia.