Në Badovc mbahet “Lake Festival”, organizuar nga Let’s Do It Kosova

Prishtinë | 08 Dhj 2018 | 11:17 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në kuadër të projektit “Improved Waste Management for Improved Water and Environment Protection”,  Let’s Do It e mbështetur nga Ambasada Kanadeze dhe Qeveria e Kosovës organizon “Lake Festival” i cili do të mbahet në Badovc.

Ambasadori i Kanadasë në Kosovë, Daniel Maksymiuk tha se nuk mjafton vetëm pastrimi për një ditë, por ambienti duhet të mbahet i pastër vazhdimisht.

Ai ka shtuar se ministri i ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi ka planin dhe vizonin të përmirësoj mjedisin në Kosovë.

“Ju faleminderit që keni nda këtë ditë të shtunë me ne. E di që kjo ditë nuk është e nxehtë si në Kanada, por kemi ardhur këtu të kalojmë mirë, të kemi të qartë se mjedisi është gjëja me ë rëndësishme, e ardhmja juaj, dhe vetë ju”.

“Matoshi ka detyrë dhe planin e vizionin të përmirësoj mjedisin në Kosovë. Kanada është shtet mik dhe shoku ynë, shtet dashamir që mund të na ndihmojë, organizata ka rol kritik që të mobilizoj masat e qytetarët që të i nxis ata të marrin masa për mbrojtjen e mjedisit, më të rëndësishmit jeni ju këtu mënyra dhe kushtet që keni në mjedis aktualisht nuk mund të vazhdojmë më tutje duhet të bëjmë punë më të mirë, jo vetëm të pastrojmë por duhet të i mbrojmë ato dhe të i sjellim të mirat që i kemi ndaj mjedisit”.

“Gëzohem që ju shoh këtu dhe që i keni mbledh forcat të bëni veprime dhe tani ta lëshojmë muzikën të pastrojmë dhe ta kthejmë liqen e Badovcit ashtu siç e meriton”.

Luan Hasanaj nga Let’s Do It Kosova, ka apeluar që të ruhet ambienti, duke shtuar se për ndotjen kanë faj edhe vetë qytetarët.

“Përmes këtij festivali përçojmë mesazh për rëndësinë e liqeneve e ujërave në vend tonë. Hapësira në lumenj nuk është mirë dhe po e kthejmë më eko-park kështu duhet vepruar në gjithë Kosovës”.

“I bëj apel të gjithë personave që vijnë këtu të përkujdesen dhe të mos i lënë mbeturinat këtu, liqeni duhet të jetë i pastër dhe fajin e kanë qytetarët nuk duhet gjykuar vetëm institucionet që nuk po e bëjnë punën mirë, por edhe ne vetë qytetarët jemi faj”.

Përveç ekipit të Let’s Do It Kosova, në Festival morrën pjesë edhe nxënësit e shkollës “Filip Shiroka” nga Slivova, nxënësit nga paralelja e ndarë e fshatit Llajshec, si dhe vullnetarë të tjerë.

Aksion pastrimi, diskutim i hapur me nxënës mbi tema mjedisore, lojëra, debat, argëtim, janë disa nga aktivitetet që e përcjellën festivalin.

 

Të ngjashme