Ministrat e Financave të Bashkimit Evropian arritën sot një marrëveshje mbi reformën e zonës euro, njoftoi zëdhënësi i Eurogrupit, Luis Rego, në profilin e tij në “Twitter”.
“Mbledhja përfundoi pas 18 orësh (negociata). Ne kemi një marrëveshje mbi reformimin e zonës euro”, shkruan ai.
“Kemi një rezultat të mirë. reforma e eurozonës po përparon me hapa vendimtarë. Faleminderit të gjithë atyre që na ndihmuan”, deklaroi ministri gjerman i Financave.
Marrëveshja e arritur mes 27 ministrave të Financave të BE-së duhet të marrë miratimin e krerëve të shteteve dhe qeverive gjatë një samitit që do të zhvillohet të enjten dhe të premten në Bruksel.