Drejtori i të ashtuquajturës Zyre serbe për Kosovën, Marko Gjuriq dhe drejtori i përgjithshëm i “Energoprojekt Holding” dhe GP “Napred,” Stojan Çollakov dhe Dobroslav Bojoviq, firmosën marrëveshjet për ndërtimin e tre shtëpive të familjeve Mihajloviq, Ulamoviq dhe Stanojeviq nga Lipjani, Rahoveci dhe Vitia.
Pas firmosjes së ujdisë Gjuriq tha se “gur mbi gur po ndërtohet dhe ripërtërihet Kosova” si dhe po ndihmohet populli serb në Kosovë, transmeton Klan Kosova
Sipas tij, në këtë mënyrë po ndihmohen serbët edhe që të sigurojnë ekzistencën në Kosovë, transmeton Klan Kosova.