Një grumbull disqesh të regjistruara të këngëtarët Bob Marley, janë zbuluar në bodrumin e një hoteli dhe më pas janë restauruar pasi u mendua se ato ishin dëmtuar dhe ishin të pariparueshme.
Disqet e tij janë gjetur në një ndërtesë në Kensal Rise, ku Bob Marley po qëndronte gjatë turneut te tij në Europë në vitin 1970,
Falë teknologjisë moderne të restaurimit, 10 nga këto disqe janë pastruar dhe riparuar me sukses.
Në disa prej këtyre disqeve ka regjistrime origjinale të performancave të tij live në Londër në mes viteve 1974 dhe 1978 dhe po ashtu performanca live të këngëve të famshme “No Woman No Cry”, Jammin” dhe “I Shot the Sheriff”.