Të dhënat e mbi 500 organizatave të cilat veprojnë brenda Unionit për mbrojtjen e kopshteve botanike (BCGI), flasin se në botë aktualisht ka 60.065 lloje të pemëve.
Studimi flet se nga shtetet me numrin më të madh të pemëve, kryeson Brazili, me gjithsej 8.715 lloje.
Numri më i vogël i pemëve, duke përjashtuar zonat polare ku rritja e pemëve nuk është e mundur, është regjistruar në Amerikën e Veriut, që ndodhet në afërsi të Polit të Veriut.
Studimi i zbatuar ka ardhur në përfundim se 300 lloje kanë nga më pak se 50 trungje, që vë në rrezik ekzistencial këto lloje.
Pema e llojit ”Karomia gigas” e cila rritet në Tanzani është pranë zhdukjes së plotë, meqë disa muaj më parë ishin regjistruar vetëm gjashtë pemë.
Rezultatet e studimit janë publikuar në magazinën “Journal of Sustainable Forestry”, dhe të njëjtat do të duhet të shërbejnë si vegël për identifikimin e llojeve të rrezikuara, në mënyrë që ato të mbrohen para se të zhduken tërësisht.