Në Britaninë e Madhe, përshkrimi i antidepresantëve brenda një dekade është dyfishuar

Prishtinë | 29 Mar 2019 | 15:16 | Nga Ekonomia Online

Përshkrimet e antidepresantëve nga doktorët, janë rritur në 70 milion raste vetëm në Britaninë e Madhe gjatë vitit të kaluar.

Një total prej 70.9 milion produkteve farmaceutike, që përdoren për të trajtuar depresionin dhe llojet e tjera të ankthit janë përdorur vetëm gjatë vitit 2019 sipas Shërbimit Kombëtar të Shëndetësisë. Kjo vlerë tregon një dyfishim të përdorimit të këtyre barnave që nga viti 2008, i cili ka qenë vetëm 36 milion.

“Për shumë njerëz antidepresantët mund të konsiderohen si shpëtues të jetës, mirëpo ata nuk duhet të përshkruhen nëse simptomat janë të lehta” tha Wendy Burn, president i Royal College of Psychistrists, shkruan CNN, transmeton Gazeta Express.

“Ne duhet t’i zëvendësojmë këto barna me disa terapi të tjera, të cilat nuk kanë efekte anësore” shtoi ajo. Paracetamolët, barnat kundër gripit apo kollës nuk përshkruhen më aq shpesh, për shkak se janë gjetur alternativa të tjera zëvendësuese që kanë më pak efekte anësore.

Antidepresantët janë shumë efektiv, sidomos kur përdoren me rregull, mirëpo përdorimi i tepërt i tyre mund të jetë i dëmshëm. Në kohët e sotme, njerëzit kanë tendencë të marrin antidepresantë gati gjatë gjithë kohës, dhe të përballojnë çdo situatë të vështirë apo problem me ndihmën e tyre. 

Të ngjashme