Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku bashkë me kryetarin e Pejës, Gazmend Muhaxheri, me familjen Hajdaraj dhe bashkëpunëtorë zbuluan shtatoren e veprimtarit të madh, Smajl Hajdaraj.
“Sot, jemi mbledhur e jemi bërë bashkë në një ditë tepër të veçantë. Është një ditë e rëndësishme për çdo shqiptar kudo që jeton; është 28 Nëntori – është dita e madhe shqiptare. Dita e flamurit shqiptar! E në këtë ditë të madhe shqiptare jemi bërë bashkë për të nderuar e përuruar shtatoren e një burri të madh shqiptar; një RUGOVISTI shembullor, një patrioti, veprimtari, intelektuali, deputeti, luftëtari të paepur, bashkëpunëtori të ngushtë të Presidentit Rugova, Heroit të Kosovës, Smajl Hajdaraj. Veprimtaria e tij ushtarake e politike e bëjnë atë personalitet qendror në historinë e rrugëtimit të shenjtë për liri, pavarësi e demokraci. Ai është vetë historia triumfuese e Republikës së Kosovës. Ai është vetë gur themeli i fortë i Lidhjes Demokratike të Kosovës”, tha Kryetari Abdixhiku.
Postimi i plotë: