Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos ka propozuar nisjen e bisedimeve me gjashtë vendet e Ballkani Perëndimor për t’i përfshirë ato në vendet pa roaming.
Kos tha se kostot e roaming-ut paraqesin problem për qytetarët në vendet e Ballkanit Perëndimor.
“Tarifat e roaming-ut janë një problem në të gjithë Ballkanin Perëndimor. Për punëtorët ndërkufitarë dhe familjet që telefonojnë të dashurit jashtë vendit. Faturat e papritura gjatë udhëtimeve janë diçka që ne nuk e pranojmë më në BE. Sot, ne propozuam të fillojmë bisedimet për ta shtrirë këtë në Ballkanin Perëndimor”, shkroi ajo në një postim në X.
Roaming charges are a problem across the Western Balkans. For cross-border workers and families calling loved one abroad.
— Marta Kos (@MartaKosEU) February 25, 2026
Surprise bills when travelling are something we no longer accept in the EU.
Today, we proposed to start talks to extend this to the Western Balkans. pic.twitter.com/jzenTQgEEO
Propozimi është që vendet e Ballkanit Perëndimor të përfshihen në programin e Bashkimit Europian “Roam Like at Home”, që nuk kërkon tarifa shtesë. Kjo u jep mundësi përdoruesve të telefonisë mobile t’i përdorin telefonat e tyre në shtetet e tjera anëtare me të njëjtat çmime si në vendin e tyre