Deputetja e Partisë Demokratike e Kosovës, Ganimete Musliu ka vendosur që në ditën e çlirimit të Komunës së Drenasit ta vizitojë bashkëshorten e Jakup Krasniqit, Sevdien.
“Një takim sa i bukur aq edhe emocional me Sevdien, shoqën e jetës së Jakup Krasniqit. Në ditën e çlirimit të Drenasit, nuk mund të mos e kujtojmë njëriun meritor, patriotin e pakompromis, zërin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, atë që edhe sot mbronë stoikisht luftën dhe sakrificën e kombit të vet, Bacën Jakup. Lufta e Bacës Jakup dhe shokëve dhe shoqeve të tij është kryefjala e historisë shqiptare”, ka shkruar Musliu në faqen e saj në Facebook.
Ajo ka thënë se do të thyhet çdo propagandë e ulët dhe antikombëtare.
“Urojmë që ditën e ardhëshme të çlirimit Baca Jakup dhe shokët e tij të festojnë bashkë me familjet e tyre”, tha Musliu.