Në ditën e parë të shërbimit 24-orësh, trajtohen 3 raste infarkti

Prishtinë | 06 Shk 2018 | 14:42 | Nga

Në ditën e parë të shërbimit 24-orësh, në Kardiokirurgji dhe Kardiologjinë Invazive janë trajtuar 3 raste të infarktit me stentim.

Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, në një postim në faqen e tij në Facebook.

“Kjo tregon edhe një herë se aty ku ka vullnet dhe përkushtim për t’u ndryshuar gjërat, ndryshimi gjithmonë do të ndodhë”.

“Me këtë rast, personeli mjekësor meriton lëvdatat më të mëdha për profesionalizmin e treguar”, ka shkruar Ismaili.

Sipas tij, fillimi i shërbimeve 24-orëshe, në shtatë ditë të javës, në klinikat e Kardiokirurgjisë dhe Kardiologjisë Invazive, është një hap i madh për shërbimet mjekësore në vend.

“Investimet tona do të shtrihen edhe në klinikat dhe spitalet tjera, që të jemi gjithmonë afër qytetarëve tanë kur ata kanë nevojë”.

“Ky nuk është vetëm zotim, ky është obligimi ynë i përditshëm:, ka theksuar ministri i Shëndetësisë.

Të ngjashme