Në ditën kur nis fushata zgjedhore, IKShP-ja del me apel për qytetarët

Prishtinë | 16 Sht 2021 | 07:55 | Nga Ekonomia Online

Në ditën kur zyrtarisht nis fushata parazgjedhore 30 ditore për zgjedhjet e 17 tetori, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka dalë me një apel për qytetarët, institucionet dhe organizatat publike dhe private.

Instituti ka bërë thirrje për ndalimin e aktiviteteve publike, grumbullimit të qytetarëve dhe tubimeve publike të të gjitha llojeve dhe natyrave pa përjashtim.

“Apelojmë tek institucionet përgjegjëse, përkatësisht Policia e Kosovës dhe inspektoratet përgjegjëse që të mbikëqyrin me përpikëri dhe të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për parandalimin dhe luftimin e pandemisë në territorin e Republikës së Kosovës sipas rekomandimeve të IKSHPK”, thuhet në njoftim.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme