Autoritetet në Kosovë raportuan të dielën për 36 viktima nga Coronavirusi. Ky është numri më i lartë i viktimave, që prej fillimit të pandemisë në mars të vitit 2020, raporton Ekonomia Online.
Përkundër kësaj, qendra e vaksinimit në Prishtinë në sallën “1 Tetori” nuk punon çdo ditë.
Pranë sallës janë parë disa persona që kanë ardhur për vaksinim të dielën, mirëpo janë pritur vetëm nga në një ekip policor, të cilët i kanë këshilluar të vijnë gjatë ditëve të javës.
Ndërsa, disa qytetarët të Prishtinës të shqetësuar me rastet aktive dhe vdekjet Covid-19, fajësojnë institucionet.
Qytetari Ardian Merovci tha se ka dalë me familje sot, por që dëshirohen të kthehet në shtëpi pasi janë duke u ndjerë të frikësuar nga përkeqësimi i situatës me pandemi.
“Për besë është shumë shqetësuese, unë jam dalë me familje por nuk po ndihna rehat, dola pak e jemi tu kthyer në shtëpi, është për mu frikësuar edhe nuk jemi as qe i marrim vaksinat janë përzi gjëra. Nuk po dihet se çfarë është duke ndodhur”, tha qytetari Merovci.
Edhe Haki Krasniqi, tha se janë shqetësuese këto masa, dhe se nuk duhet fajësuar edhe mërgimtarët apo diçka e tillë.
Gazmend Mekolli mërgimtar nga Gjermania, tha se këto shifra janë vërtetë shqetësuese, dhe faji është edhe i pakujdesisë së qytetarëve por edhe të institucioneve.
“Janë vërtetë shqetësuese që nuk guxojnë me ndodhë, mirëpo është pakujdesia e qytetarëve në rradhë të parë por edhe qeverisë që nuk kanë marrë masa mjaftueshme. Ne jemi që katër javë këtu në Kosovë nga Gjermania dhe mendoj që gjithë kanë faj”, tha Mekolli.