Në Ditën Ndërkombëtare të fëmijëve, kërkohet vendosja e memorialit për 1432 fëmijë e vrarë gjatë luftës

Prishtinë | 01 Qer 2024 | 14:58 | Nga Valmire Abdullahu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

1 mijë e 432 fëmijë shqiptarë që janë viktima të gjenocidit të Serbisë, janë përkujtuar në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, raporton Eknomia Online. 

Në përkujtim të tyre, Grupi i Studentëve të Fakultetit të Edukimit në Universitetin e Prishtinës, ka organizuar të shtunën një manifestim paqësor në sheshin Skënderbeu. Në këtë manifestim u kritikuan institucionet vendore për mos vendosjen e një memoriali, tash e 25 vite pas luftës, për ti përkujtuar këta fëmijë. 

Yllëza Myrtezi, Studentet e Fakultetit Edukimit ka thënë se janë mbledhur të nderojnë 1432 fëmijët e vrarë nga gjenocidi serbe në luftën e fundit në Kosovë. 

Ajo ka thënë se më e pakta që mund të bëjmë si shoqëri për ta është që në këto ditë ata të përkujtohen dhe të ngritët një obelisk në ndermi të tyre. 

“Pikërisht sot jemi mbledhur të nderojmë ata 1432 fëmijë shqiptar të cilat dora serbe barabare gjenocidale ja morri jetën në më yrt me çnjerëzorë e me mizore andaj për këtë arsyeja deri sa ata dhanë me të shtrenjtën e tyre që e kishin jetën e tyre më e paketa prej nesh cka mund të bëjmë për ta është të i përkujtojmë dhe të ngrisim një obelisk përkujtimor për ta që vepra e tyre dhe gjaku i tyre të mos humbet kurrë”, ka thënë ajo.

Profesori Nysret Pllana, ka thënë se për 25 vite rresht as një shenjë të kujtesës historike nuk është vendosur për ti përkujtuar këta  fëmijë. 

“Që 25 vjet shkelen shqiptarët mbi gjakun e fëmijëve tanë të viktimizuar nga Serbia gjenocidiale dhe fashiste. Vetë fakti që 25 vite rresht asnjë shenj të kujtesës historike nuk i është vendosur këtyre fëmijëve len me kuptuar qe shqiptarët harresën e kanë defekt  gjenetik dhe kjo është për keqardhje”, ka thënë ai.

Kurse Xhavit Muqolli, përfaqësues i familjeve që kanë humbur fëmijët gjatë luftës, ka  kërkuar nga institucionet vendore që të vendoset memoriali në kujtim të këtyre fëmijëve. 

“Sot në këtë ditë krejt bota feston është bota botërorë e fëmijëve ne kemi dal të kërkojmë nga institucionet tona që të paktën ne si familjar si prind të kem një memorial ku mundem në ditë veçante të shkojmë të dhurojmë një lule të çmallemi me vendin edhe me emrat e fëmijëve tanë”, ka thënë ai.

Të ngjashme