Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati ka vazhduar ta lavdërojë qeverisjen Kuri II, duke thënë se përveç mbështetjes së fëmijëve dhe pensionistëve, mbështetje në vitin që vjen do të jenë edhe për studentët, për të punësuarit në sektorin privat si dhe sipas tij do të rikthehen masat për subvencionimin e atyre që kursejnë energjinë elektrike.
Postimi i plotë i Murati:
Përveç mbështetjes së fëmijëve dhe pensionistëve me shtesën e njëhershme prej 100 eurove, qysh në fillim të mandatit të ardhshëm do të kemi edhe:
– mbështetjen e studentëve,
– mbështetjen të punësuarve në sektorin privat,
– rikthimin e masës për subvencionimin e atyre që kursejnë energjinë elektrike.
Kjo mbështetje do të bëhet në kuadër të Pakos për Përballje me Inflacionin 2.0 e cila do të miratohet në kuadër të 5 vendimeve të para të Qeverisë Kurti 3.