Pak para ardhjes në jetë të djalit të saj, modelja dhe këngëtarja Afërdita Dreshaj ka realizuar setin fotografik nga Fadil Berisha.
Pak para se fëmija i saj dhe i Jakub të vijë në jetë, Afërdita është kujdesur të memorizojë përgjithmonë kujtimet më të bukura përballë aparatit fotografik dhe profesionalitetit të Fadil Berishës.
Modelja është në muajin e 7-të të shtatzënisë së saj të parë dhe duket se po e shijon në maksimum. Dreshaj ka ndarë disa momente nga fotosesioni së bashku me bashkëshortin Jakub dhe me motrën e saj.
“Sepse ky set është shumë i veçantë për mua, zgjodha fotografin më special dhe të pabesueshëm për të kapur këtë moment. Mezi po pres t’i ndaj ato me të gjithë!”, ka shkruar Afërdita.
Këngëtarja shqiptare, e cila është e martuar me hokeistin, Jakub Kindl, do të bëhet nënë e një djali. Duke qenë se ka mbetur pak kohë që fëmija të vijë në jetë, Afërdita po merret me përgatitjet e fundit.
Nëpërmjet një postimi në “Instastory”, Dreshaj ka treguar se i ka blerë pothuajse çdo gjë që i nevojitet të voglit, të cilit i ka përgatitur një garderobë të vogël. Në sy bien veshjet sportive në ngjyra të ndryshme, si dhe lodra që do ta shoqërojnë djalin në vitet e para të jetës.
Por, ajo që tërheq vëmendjen është edhe fakti se Afërdita ka zgjedhur disa nga markat më të njohura botërore. Edhe pse shtatzënë, modelja nuk ka hequr dorë nga stërvitja dhe mundohet që të ushqehet shëndetshëm, duke ruajtur kështu linjat trupore.