Ekonomia Online
FUNDIT

Në Drenas babai e rrah djalin, të dy bëhen për spital

Në Drenas babai e rrah djalin, të dy bëhen për spital

Policia e Kosovës ka raportuar për një rast të dhunës në familje që ka ndodhur në Drenas. Policia bën të ditur se rasti ka ndodhur ditën e mërkurë, ku babai ka rrahur djalin e tij. “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se në shtëpinë e tij pas një zënke kishte ushtruar dhunë fizike […]

Policia e Kosovës ka raportuar për një rast të dhunës në familje që ka ndodhur në Drenas.

Policia bën të ditur se rasti ka ndodhur ditën e mërkurë, ku babai ka rrahur djalin e tij.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se në shtëpinë e tij pas një zënke kishte ushtruar dhunë fizike ndaj djalit të tij viktimës mashkull kosovar. Si pasojë e rastit viktima dhe i dyshuari kanë pranuar tretman mjekësor”, njofton Policia e Kosovës.

Policia bën të ditur se me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Si pasojë e rastit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 24 orë edhe i mituri mashkull kosovar vëlla i viktimës”, thuhet në njoftim.

Rasti është duke u hetuar. 

Të ngjashme