Drejtoria Rajonale Mitrovicë – Veri ka njoftuar se në fshatin Drobnjak të Zubin Potokut janë gjetur armë dhe uniforma ushtarake, raporton Ekonomia Online.
Pajisjet e gjetura dyshohet se i përkasin të dyshuarit mashkull kosovar i cili, sic bëhet e ditur në raporton 24 orësh të Policisë ndodhet në arrati.
“Fsh. Drobnjak, Zubin Potok 20.11.2024 – 14:15. Pas hetimeve të zhvilluara, në fshatin e cekur, janë gjetur një bidon i plastikes, disa bure dhe në fushe të hapur në të cilin kishte dy pushkë të gjata, 1471 fishekë të kalibrave të ndryshëm, disa uniforma ushtarake, një rrip brezi ushtarak, një jelek ushtarak dhe një gaz-maskë. Pajisjet e gjetura dyshohet se i përkasin të dyshuarit mashkull kosovar i cili është në arrati”, thuhet në njoftim.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori.