Në Durrës sekuestrohen dokumentet e legalizimit dhe lejeve të ndërtimit në 15 vjetët e fundit

Prishtinë | 03 Dhj 2019 | 12:23 | Nga Ekonomia Online

Policia gjyqësore që nga dita e djeshme dhe sot po vijon me sekuestrimin e dokumentacionit në drejtorinë e planifikimit dhe kontrollit të zhvillimit të territorit në Bashkinë e Durrësit.

Me urdhër të prokurorisë policia gjyqësore po sekuestron të gjithë dokumentacionin e objekteve për të cilat janë dhënë leje ndërtimi gjatë 15 viteve të fundit, si dhe dokumentacionin e legalizimit të objekteve të ndërtuara pa leje e kryesisht shtesave në objekte banimi e njësi shërbimi. Ndërkohë që po kryhen veprimet dhe në terren nga grupet e hetimit.

Ndërkohë Bashkia e Durrësit ka vënë në dispozicion të Qeverisë listën e ndërtuesve të Durrësit.

Të ngjashme