Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të mërkurën dhe të enjten do të mbajë mot jostabil në vend. Sipas njoftimit të IHMK-së, në disa zona ekziston rreziku për stuhi e breshër.
“Vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ndikohet nga fushat e fuqishme ciklonike. Në këto kushte do të mbajë mot jostabil, me diell dhe vranësira të cilat gjatë ditës do të shoqërohen me shkarkime elektrike, reshje shiu, e në disa zona ekziston rrezik për stuhi dhe breshër”, thuhet në njoftim
Një mot i ngjashëm pritet të jetë deri në fund të javës.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-16 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-27 gradë celsius.