Në dy operacione policore në Malishevë arrestohen 7 persona dhe konfiskohen armë ilegale

Prishtinë | 20 Gus 2019 | 16:31 | Nga Ekonomia Online

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, përkatësisht Stacioni Policor në Malishevë, në kuadër të angazhimeve të vazhdueshme në parandalimin e dukurive negative te shtënave neper ahengje/dasma dhe realizimit të objektivave policore për krijimin e një ambienti sa më të sigurt për qytetarët, ka siguruar informata në rrugë operative se disa persona të dyshuar neper Dasma/ahengje te ndryshme kanë shtënë me armë zjarri dhe kanë ekspozuar armë të ndryshme në kundërshtim me ligjet aktuale në Republikën e Kosovës, gjë që paraqet shqetësim për banorët.

Prandaj, me qellim te parandalimit te ndonjë incidenti tjetër dhe largimin e armëve qe janë ne posedim te paligjshëm , Stacioni Policor në Malishevë ka përpiluar një plan operativ dhe në koordinim me Prokurorinë Themelore-Gjakovë ka siguruar Urdhër kontrolli të lëshuar nga Gjykata Themelore në Gjakovë.

Me datat 09.08.2019 dhe me date 20.08.2019 Stacioni Policor në Malishevë, mbështetur edhe nga Njësia për Reagim të Shpejtë, ka kryer kontroll (bastisje) të objekteve të banimit dhe objekteve tjera përcjellëse ne gjashtë Lokacione.

Gjatë dy operacioneve policore në fjalë janë arrestuar shtatë persona të dyshuar për veprat penale ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’ dhe Përdorim i armës apo mjetit te rrezikshëm:

• L.H. viti i lindjes 1981 m/sh/k
• E.E. viti i lindjes 1960 m/sh/k
• D.K. viti i lindjes 1947 m/sh/k
• F.A.. viti i lindjes 1966 m/sh/k
• S.R. viti i lindjes 1969 m/sh/k
• A.R. viti i lindjes 1964 m/sh/k
• F.R.. viti i lindjes 1992 m/sh/k

Gjate këtyre kontrolleve (bastisjeve) të objekteve të banimit dhe objekteve tjera përcjellëse në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe janë sekuestruar këto armë dhe municione:

• një (1) AK 47
• një (1) Pistoletë Beretta
• Një(1) Pistoletë modeli M70 ZASTAVA
• pesë (5) Pistoleta me gaz
• një (1) pushkë përsëritëse (pesëshes)
• tri (3) armë gjuetie
• 254 copë fishekë të kalibrave te ndryshem
• 52 gëzhoja te kalibrave te ndryshëm
• 1 karikatorë të armës automatike,
• 8 karikatorë të pistoletës.

Lidhur me veprimet e ndërmarra është njoftuar prokurori i shtetit, me urdhër të të cilit, pas përfundimit të procedurave policore, personat e arrestuar janë liruar në procedurë të rregullt.

Fotografi të armëve dhe municionit të sekuestruar:

No photo description available.
No photo description available.
No photo description available.
No photo description available.

Të ngjashme