Policia e Kosovës ka njoftuar se në 24 orët e fundit, njësitet policore në Mitrovicë e Vushtrri kanë konfiskuar dy armë.
“Një armë e llojit pistoletë është konfiskuar në fshatin “Stan Terg” të Mitrovicës, ku gjatë kontrollit në veturën e të dyshuarit është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë, dy karikator, pesë gëzhoja dhe 38 fishek.
Ndërsa një armë tjetër e llojit pistoletë është konfiskuar në Vushtrri, pasi gjatë kontrollit në veturën e të dyshuarit është gjetur pistoleta, për të cilën dyshohet se i dyshuari me datën 31 dhjetor 2022, në ndërrimin e mot moteve ka shtënë me armë” thuhet në njoftim.