Kastrati i blen batanije Albin Kurtit

Prishtinë | 24 Dhj 2021 | 16:54 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ardian Kastrati, i ka blerë një batanije kryeministrit Albin Kurti për t’ia dërguar në Parlament.

Befasinë me qeben e blerë në një dyqan për bebe, Kastrati tha se ia prishi PSD-ja, e cila vendosi një numër të madh qebesh para Qeverisë së Kosovës.

“Unë sot ja bleva Kurtit këtë batanije në “BABY SHOP” me ja jep në parlament, por më shkoj huq se PSD paska investuar më shumë se unë dhe ja paska vendos para Qeverisë disa batanije me dimensione shumë më të mëdha se e imja…nejse, me rëndësi është me pas me çka me u nxe ky djaloshi”, ka shkruar Kastrati në facebook.

Të ngjashme