Platforma “Liria ka Emër” ka publikuar pamje nga protesta në mbrojtje të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e cila u mbajt të enjten. Në përshkrimin e pamjeve të publikuara në rrjetet sociale, “Liria ka Emër” ka përcjellë mesazhin: “Në emër të popullit: ÇLIRIMTARË!” Protesta është pjesë e mobilizimit qytetar në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së dhe […]
“Në emër të popullit: Çlirimtarë!”, Liria ka Emër publikon pamje nga protesta e djeshme

Platforma “Liria ka Emër” ka publikuar pamje nga protesta në mbrojtje të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e cila u mbajt të enjten.
Në përshkrimin e pamjeve të publikuara në rrjetet sociale, “Liria ka Emër” ka përcjellë mesazhin: “Në emër të popullit: ÇLIRIMTARË!”
Protesta është pjesë e mobilizimit qytetar në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së dhe në kundërshtim me aktgjykimin e Gjykatës Speciale.
Më 16 shtator, katërshja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi u dënua me 81 vjet burgim nga gjykata me seli në Hagë.











