Në Evropë temperatura deri në 35 gradë, në SHBA bie borë mbi 60 centimetra

Prishtinë | 30 Tet 2022 | 09:28 | Nga Ekonomia Online

Nxehtësia e ardhur nga Afrika veriperëndimore në Evropën perëndimore dhe qendrore ka bërë që temperatura anormale të ngrohta të vazhdojnë të mbretërojnë në pjesë të mëdha të Evropës – veçanërisht në të gjithë Francën dhe Spanjën, ku temperaturat u rritën në mbi 10 gradë Celsius mbi normalen. Temperaturat maksimale shkuan në 30 gradë Celsius në pjesë të Spanjës dhe 35 gradë në jug-lindje të Seviljes.

Ndërkohë, pjesë të SHBA-së perëndimore morën një shije të hershme të dimrit këtë javë. Utah veriore u prek veçanërisht, me temperaturat që ranë në 7 gradë Celsius. Në malet në lindje të Luginës së Salt Lake, gjatësia e borës shkoi deri në 66 centimetra.

Edhe pse moti i nxehtë mund të jetë i përshtatshëm për vendet evropiane këtë dimër, shkak i mungesës së gazit, shqetësimet po rriten për ndryshimet klimatike, transmeton Klankosova.tv.

Ekspertët e klimës ngritën gjithashtu shqetësime këtë javë kur agjencia e motit të OKB-së njoftoi se gazrat serrë arritën nivele të larta rekord.

Programi i Mjedisit i OKB-së ka thënë se nuk ka asnjë “rrugë të besueshme” për të parandaluar që temperaturat globale të kalojnë 1.5 gradë mbi temperaturat para-industriale, një objektiv i vendosur nga Konferenca e Klimës së Parisit 2015.

“Vetëm një transformim rrënjësor i ekonomive dhe shoqërive tona mund të na shpëtojë nga përshpejtimi i katastrofës klimatike”, u tha në raport.

Të ngjashme