Numër i vogël i qytetarë i janë drejtuar kutive të votimit në Fakultetin Teknik në Prishtinë, raporton Ekonomia Online.
Mëngjesin e së dielës temperaturat në gjithë vendin ishin të ulëta, kjo edhe mund të jetë arsyeja pse ka kaq pak të interesuar, tha menaxhere e qendrës së votimit në Fakultetin Tekni, Valdete Shala-Arifi.
Sipas saj, kjo qendër e votimit ka shtatë vendvotime me të drejtë vote janë 6 072 qytetarë.
“Po ne këtu jemi në Qendrën e votimit 1907\E dhe defi në këto momente gjithçka është në rregull. Në kuadër të kësaj qendre votimi janë shtatë vendvotime dhe gjithsej numri i votuesve është 6 072 votues”.
“Duke marr parasysh kohën dhe motin numri nuk është aq i madh. Po besoj që masat duhet të respektohen dhe nga mesdita presim numër më të madh të votuesve”.
Ndërsa Imer Mehmeti, pavarësisht motit të ftohtë kishte dalë qysh në mëngjes për ta votuar. Ai ka thënë se nga këto zgjedhje pret ndryshime, sidomos për të rinjtë.