Një 18-vjeçar me inicialet Q. M. ka ndërruar jetë sot në QKUK pas lëndimeve të marra dy ditë më parë gjatë një përleshjeje me thikë me vëllanë e tij 16-vjeçar në Ferizaj.
Lidhur me rastin është arrestuar A. M. vëllai i viktimës. Pas intervistimit, në konsultim me Prokurorin e Shtetit, është marrë masa e ndalimit policor prej 24 orësh.
Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar arma e ftohtë- thika, me të cilën dyshohet se është kryer vepra.
Është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka autorizuar Sektorin e Hetimeve rajonale që të merren me kompletimin e rastit,kurse trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion, transmeton Klan Kosova.