Në Ferizaj, 16-vjeçari mbyt me thikë vëllanë

Ferizaj | 23 Qer 2017 | 13:54 | Nga

Një 18-vjeçar me inicialet Q. M. ka ndërruar jetë sot në QKUK pas lëndimeve të marra dy ditë më parë gjatë një përleshjeje me thikë me vëllanë e tij 16-vjeçar në Ferizaj.

Lidhur me rastin është arrestuar A. M. vëllai i viktimës. Pas intervistimit, në konsultim me Prokurorin e Shtetit, është marrë masa e ndalimit policor prej 24 orësh.

Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar arma e ftohtë- thika, me të cilën dyshohet se është kryer vepra.

Është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka autorizuar Sektorin e Hetimeve rajonale që të merren me kompletimin e rastit,kurse trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion, transmeton Klan Kosova.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme