Rrjeti i OJQ-ve “AVONET” në Ferizaj ka realizuar takimin e “Miqësisë dhe Falënderimit” për të përkujtuar përvjetorin 21-të të bombardimeve të NATO-s mbi caqet ushtarako-policore serbe.
Në këtë aktivitet të pranishëm ishin, pjesëtarë amerikanë të KFOR-it, me këtë rast Kenan Gashi, drejtor ekzekutiv në “AVONET”, ka thënë se kjo datë tashmë është bërë tradicionale që të shënohet në Ferizaj, datë që ka një rëndësi të veçantë për popullin e Kosovës, është ditë që kujtohen shpresën e popullit shqiptarë që e morën nga bombardimet të NATO-s mbi caqet ushtarako-policore serbe, por ishte edhe një mbështetje e madhe për ushtarët e UÇK-së. Kjo është njëra ndër ditët më historike që lidhet me lirinë dhe Pavarësinë e Kosovës.
Kjo ditë tek çdo qytetarë i Kosovës, është ditë e kujtimeve dhe momenteve më të veçanta, pse nga kjo data fillojë një periudhë tjetër për Kosovën, më qëllim të vetëm shpëtimin të popullit të Kosovës, ku populli kosovarë do të jetë mirënjohës çdo herë pjesëtarëve të NATO-së, e në veçanti atyre të SHBA-ve, roli i forcave të KFOR-it Amerikan ka qenë i rëndësishëm dhe përkrahës të mëdhenj, si në krijimin e paqes, atë në komunitet, bashkëpunimin me institucione, e shoqëri civile.
Lufta e djemve dhe vashave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe bombardimi i NATO-s kulmoi me çlirimin e Kosovës duke trasuar qartë rrugën tonë të lirisë dhe pavarësisë.
Republika e Kosovës, populli i Kosovës, përherë do t’i jetë mirënjohës dhe falënderues qendrave të vendosjes ndërkombëtare me në krye Shtetet e Bashkuara të Amerikës, angazhimi i së cilëve arriti të ruaj dhe shpëtoj substancën tonë kombëtare nga makineria vrastare serbe.
Ferizaj, paraqet njërën ndër qendrat më të rëndësishme ushtarake të KFOR-it amerikan në Ballkan të pozicionuar në Kampin Ushtarak Bondsteel dhe një ndër qytete më të sigurta
Edhe tani në paqe, populli i Kosovës i është falënderues trupave të KFOR-it të cilët angazhohen për ruajtjen dhe garantimin e sigurisë dhe paqen kudo në vend.
E nga ana tjetër përfaqësues të KFOR-it amerikan toger Smalls nga Kampin Ushtarak Bondsteel u shpreh nderuar me ndarjen e mirënjohjes, me ç’rast janë zotuar për një bashkëpunim edhe të mëtutjeshëm me qytetarë dhe institucionet.
Kjo ditë e miqësisë e organizuar nga rrjeti “AVONET” tashmë është bërë tradicionale me rastin e 24 marsit, ditës së bombardimeve të NATO-s në Kosovë.
Ndërkaq në shenje respekti për KFOR-in amerikan, koordinatori i AVONET-it Arlind Avdyli , i ndahu mirënjohje përfaqësuesve të KFOR-it amerikan që ishin prezent në këtë takim miqësie dhe falënderimi.