Inspektorati Komunal i Ferizajt ka vijuar aksionet në terren në kontrollin e produkteve që ofrohen në treg.
Së fundmi, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës në Ferizaj kanë ndaluar një mjet transportues që po qarkullonte i ngarkuar me mallra, përkatësisht produkte kozmetike dhe veshmbathje ku pas kontrollit, doli se ato nuk kanë dokumentacionin përcjellës që dëshmon origjinën e produkteve dhe destinimin, rrjedhimisht edhe u konfiskuan.
Ridvan Berisha, koordinator i Inspektoratit Komunal bëri të ditur se aksione të tilla ky mekanizëm i rëndësishëm institucional po zhvillon çdo ditë me të vetmin qëllim, garantimin e produkteve të sigurta dhe të verifikuar me dokumentacionin përcjellës që ofrohet në tregun e Ferizajt.
Ai inkurajoi qytetarët që të denoncojnë rastet të tilla në mbrojtje të ligjshmërisë, luftimit të produkteve të dyshimta dhe sigurisë së produkteve në treg.