Maturantët të cilët në afatin e qershorit nuk arritën kuotën e kalueshmërisë sot i janë nënshtruar pjesës së parë të testit Kombtarë në afatin e gushtit.
“Testi ka filluar me kohë dhe gjithçka ka shkuar sipas planit.Numri është pak më i vogël se afatin e parë po edhe përvoja nga afati i parë ka bërë që më shpejt dhe me ma pak probleme testi të filloi me kohë. Gjatë mbajtjes së testit në shkollën e gjimnazit “Kuvendi Arbrit” gjithçka ka shkuar mirë dhe nuk është evidentuar ndonjë parregullsi” ka thënë Betim Morina nga komisioni për Matur Shtetërore.
Edhe zyrtarja për arsimin e mesëm të lartë në Ferizaj, Sadije Hajdini ka thënë se gjatë mbajtjes së testit gjithçka ka qenë në rregull.
“Në afatin e gushtit testit i janë nënshtruar rreth 630 maturant. Gjatë gjithë kohës së mbajtjes së testit nuk është evidentuar ndonjë problem”, ka thënë Sadije Hajdini.