Në Ferizaj nis ndërtimi i çerdhes së re publike për fëmijë

Ferizaj | 01 Dhj 2020 | 17:31 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Arsimit, Ramë Likaj, ka marrë pjesë në ceremoninë e vënies së gurthemelit për ndërtimin e një institucioni të ri parashkollor në Ferizaj, përkatësisht në rrugën “Rexhep Bislimi”.

Objekti i ri do të ketë 2100 metra katrorë hapësirë, 14 dhoma mësimi e argëtimi për fëmijë e hapësira të tjera moderne, pozicion ky i projektit që balancon gjeografikisht institucionet parashkollore në qytet dhe ofron lehtësi të jashtëzakonshme për afro 200 familje, prindër, sa ka kapacitet pranimi ky institucion.

Ministri Likaj tha me këtë rast se rritja e pjesëmarrjes së fëmijëve në institucionet parashkollore është synim i MASh-it, e paraparë dhe në Planin Strategjik të Arsimit.

Ai theksoi se bashkëfinancimi i ndërtimit të kësaj çerdheje është në kuadër të kësaj strategjie dhe memorandume të këtilla, përveç me Komunën e Ferizajt, tashmë janë nënshkruar edhe me disa komuna të tjera.

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, theksoi se investimi në dije e edukimin e brezave është garanci e suksesit të së ardhmes. “Një qendër e madhe si Ferizaj, me vetëm një çerdhe publike të fëmijëve para pak kohësh, ishte sfiduese për administratën arsimore në Ferizaj. Tash kemi 2 çerdhe publike për fëmijë, e nga sot po nisim dhe ndërtimin e këtij institucioni parashkollor”.

Ai falënderoi Ministrinë e Arsimit dhe ministrin Likaj për bashkëfinancimin e këtij projekti.

Image may contain: one or more people, people standing and outdoor
Image may contain: people playing sports, basketball court and outdoor

Të ngjashme