Organizuar nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor në bashkëpunim edhe me Asociacionin e Komunave të Kosovës dhe komunat në Ferizaj është shënuar “Java Evropiane e Mobilitetit dhe Lëvizshmërisë”.
Në këtë aktivitet me biçikletat e tyre kanë marrë pjesë nënkryetari i Ferizajt, Naim Ferati, drejtorja e financave Sebahate Ajeti-Sadiku, drejtori i shërbimeve publike Arben Halili, Arsim Osmani nga Asociacioni i Komunave të Kosovës, zyrtarë komunal si dhe nxënës të shkollave fillore të Ferizajt.
Me këtë rast drejtori i shërbimeve publike dhe emergjencës, Arben Halili, ka thënë se në këtë mënyrë edhe në Ferizaj, po shënohet “Java Evropiane e Mobilitetit dhe Lëvizshmërisë”, aktivitet ky shumë i rëndësishëm për të gjithë qytetarët dhe që ka për qëllim promovimin e lëvizjes së lirë me biçikleta dhe në këmbë.
Aktivitete për shënimin e kësaj jave kanë vazhduar gjatë gjithës ditës, me ç`rast janë bërë ecje në këmbë tek Parku i Lirisë.