Dita e djeshme ishte historike për rajonin, pasi Parlamenti votoi për shpalljen e pavarësisë nga Spanja. Partitë paraqitën një rezolutë, në të cilën e shpallin rajonin e tyre Republikë të pavarur.
Demonstratat pro dhe kundër pavarësisë kanë pushtuar gjatë gjithë natës rrugët e Barcelonës.
Mes festimeve në rrugët e Barcelonës është parë edhe një person i mbështjellë me flamurin e Kosovës.
Ai është fotografuar i mbuluar me flamurin e Kosovës ngjitur me një person tjetër që mbante flamurin e Katalonisë.