“Në fund të fundit gabimet janë njerëzore”, Kurti për manipulimin e votave: Nuk do të ketë aministi

Prishtinë | 30 Jan 2026 | 11:58 | Nga Gzim Mujaj

Fillimisht do të pret që të bëhet hetimet deri në fund në lidhej me manipulimin e votave, e më pas, kryeministri në detyrë, Albin Kurti thotë se Këshilli i përgjithshëm i Lëvizjes Vetëvendosje do të merret me kandidatët  e saj, raporton Ekonomia Online.

Mirëpo ai thotë se duhet të bëhet një ndarje ndërmjet gabimeve të mundshme teknike, për sic tha në fund të fundit gabimet janë njerëzore, ndonëse ansjhere nuk janë të mira.

“Ekzistojnë proceset e sistemit të drejtësisë dhe ne jemi të hapur për të gjitha hetimet që do të zhvillohen. Është e rëndësishme të ritheksohet që nuk ka amnisti për asnjë keqbërës, për këdo që ka manipuluar gjatë evidentimit apo numërimit, dhe hetimet le të shkojnë deri në fund. Ne jemi aty për të bashkëpunuar me ata që do ta kryejnë hetimin në mënyrë që të zbardhet e vërteta dhe të vendoset drejtësia, sepse vota është e shenjtë. Në anën tjetër, ju e dini që në LVV ekziston edhe komisioni disiplinor dhe është komision statutor; është njëri nga katër komisionet statutore që dalin nga Këshilli i Përgjithshëm dhe të cilët nuk janë organe të kryesisë apo kryetarit, por janë të organit më të lartë, që është Këshilli i Përgjithshëm. Kur t’i kemi të dhënat e plota, do të shohim nëse ka material edhe për ta, por tani për tani nuk mund të themi”, tha ai.

Tutje Kurti përmendi që manipulimi i votave është përqendruar në disa komuna.

“Por siç duket, janë disa komuna më të përqendruara këto manipulime dhe duhet të bëjmë ndarjen ndërmjet gabimeve të mundshme teknike, që në fund të fundit janë njerëzore dhe pse asnjëherë nuk janë të mira, dhe manipulimeve të qëllimshme, madje të organizuara nga më shumë se një-dy persona për manipulim”, tha ai.

Të ngjashme