Në fundjavë më shumë diell dhe rritje e temperaturave

Prishtinë | 21 Sht 2022 | 12:08 | Nga Ekonomia Online

Mbetet ftohtë edhe ditëve të ardhshme. Në fundjavë më shumë diell dhe rritje e temperaturave, parashikon “Prishtina Weather”.

21.09.2022 – Mot i ftohtë kryesisht me vransira mbetet edhe në dy ditët e ardhshme. Kohë pas kohe, përreth viseve malore mund të priten riga lokale shiu.

Në ditët e fundjavës, po parashihet të mbajë mot më stabil me më shumë diell ditën e shtunë, e të dielen me vransira kalimtare, e gjithashtu edhe temperaturat shënojnë rritje. Orëve të mëngjesit mbetet më ftohtë, me mundësi për mjegull nëpër ultësira.

Indeksi i cilësisë së ajrit do të jetë kryesisht në vlera të pranueshme dhe të mira. Kohëpaskohe edhe mund të ketë rritje të koncentrimit të grimcave të materies, që çojnë indeksin edhe në vlera mesatare.

Datat:

22.09 – Ftohtë, kryesisht me vransira, e pasdite me mundësi për riga lokale shiu.

23.09 – Pjesërisht vranët dhe ftohtë.

24.09 – Kryesisht me diell.

25.09 – Vransira dhe intervale me diell gjatë ditës.

26.09 – Më ngrohtë, me vransira dhe diell.

Temperaturat minimale luhaten ndërmjet 3C deri 7C, e maksimalet gradualisht shënojnë një rritje nga 14C e 15C, deri në 21C të dielen, e të hënën edhe në 24C.

Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga veriu e verilindja 4-11m/s, e nga fundjava ndryshon drejtimin në jug dhe jugperëndim.

Shtypja atmosferike mbetet e lartë në ditët e ardhshme, më pas me tendencë të rënies.

Të ngjashme