Në fundjavë Policia në Pejë sekuestroi 17 motoçikleta

Prishtinë | 03 Qer 2024 | 09:20 | Nga Ekonomia Online

Policia në Pejë në fundjavë (1 dhe 2 qershor) ka sekuestruar 17 motoçikleta të llojeve të ndryshme.

Për shoferët janë lëshuar fletëgjoba për kundërvajtje: posedimi i lejёs pёr vozitje, mos posedimi i kategorisё pёrkatёse, ngasje e mjetit pa regjistrim dhe kundёrvajtje tjera.

Njoftimi i plotë:

Drejtoria Rajonale e Policisё nё Pejё, nё vazhdimin e implementimit tё planit operativ “Motoçiklistët kundërvajtës”, i cili ёshtё realizuar me datë 01/02.06.2024, nё qytetin e Pejёs.

Nё kёtё plan i cili do tё vazhdoj tё implementohet edhe nё ditët nё vijim.

Me datë 01/02.06.2024 nga njësitet e DRP Pejё, janё sekuestruar:

 Shtatëmbëdhjetë (17) motoçikleta tё llojeve tё ndryshme, ndёrsa pёr kundёrvajtёsit janё lёshuar fletёgjoba pёr kundёrvajtjet: mos posedimi i lejёs pёr vozitje, mos posedimi i kategorisё pёrkatёse, ngasje e mjetit pa regjistrim dhe kundёrvajtje tjera.

Aktivitete dhe detyra të shumta policore, që janë të planifikuara në kuadër të Drejtorisё Rajonale tё Policisё në Pejë, do të vazhdojnë në mënyrë intensive në ditët në vijim, pa asnjë tolerim ndaj secilit kundërvajtës. Drejtoria Rajonale e Policisë ne Pejë, apelon tek te gjithë pjesëmarrësit ne komunikacion te respektojnë rregullat dhe shenjat e komunikacionit.

Të ngjashme